10.5 C
Tirana

BARDH SPAHIA: RRUGA E VETME PËR KTHIMIN SA MË SHPEJT NË NORMALITET ËSHTË SHTIMI I TESTIMEVE

VENDI

Partia Demokratike vijon me kërkesën e saj për shtimin e testimeve i cili do të sillte kthimin në normalitet. Ish-deputeti Bardh Spahia thekson se rritja e testimeve do të arrijë të shkëpusë zinxhirin e infektimeve.

Statusi

Rezultatet pozitive të pacientit ndërsa merrte shërbim në Spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojnë dhe njëherë rëndësinë e rritjes së testimeve, pasi në këtë mënyrë jo vetëm nuk arrijmë të shkëpusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet çdo ditë në rrezik shëndeti i mjekëve dhe infermierëve dhe rritja e të infektuarve nëpër spitale.

Sot kemi disa mjek dhe infermierë nga Spitali i Traumës të vetëkarantinuar. Uroj me zemër që t’i kenë shpëtuar infektimit dhe të kthehen shpejt në krye të detyrës aty ku ka dhe shume nevojë.

Testimet kanë garantuar suksesin e menaxhimit të përhapjes së covid në shumë vende që sot po bëhen gati t’i hedhin hapat e parë drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve në mënyrë që të nis hapja dhe kthimi në normalitet në mënyrë të sigurt dhe të qendrueshme.

Dhe pse me profesion mjek Spahia si shumë mjek të tjerë të opozitës, nuk i është përgjigjur apelit për t’i ardhur në ndihmë bluzave të bardha, për përballimin e situatës si shkak i covid-19.

- Advertisement -

TE FUNDIT