16.5 C
Tirana

Ja si e komenton Breçani bionden me syze të zeza të OFL. A po thyen ajo regulloren?

VENDI

Ish drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin Opinion se efektivja e OFL e cila del në deklaratat për mediat ka thyer rregulloren e disiplinës.

Kjo sipas tij pasi nuk lejohet që të dalë para mediave dhe publikut me syze detaj ky që ka tërhequr mjaft vëmendje aq sa për të hulumtuar dhe për të zbuluar identitetin e saj.

Nga ana ligjore në asnjë mënyrë nuk lejohet që të publikohen identitetet e personave që kryejnë operacionet speciale që janë Forcat Speciale të RENEA dhe Forca e Posaçme e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë dy forcat që lejohen të mbajnë maskë por vetëm gjatë operacionit dhe pas operacionit.

Në asnjë mënyrë nuk fshihet identiteti i Forcave Speciale në media dhe në asnjë vend nuk e ka të shkruar me ligj që fshihet identiteti vetëm gjatë operacioneve.

Për rastin konkret kjo ka thyer edhe rregulloren e brendshme të Policisë së Shtetit rregulloren e disiplinës sepse ka një zëdhënëse për shtyp.

- Advertisement -

TE FUNDIT