18.5 C
Tirana

Ja mesazhi që i dërgoi Khuba ish të dashurës pas çmimit në Këngën Magjike.

VENDI

Ndryshe është një këngë e dedikuar asaj dhe këtë, Khuba, këngëtari i ri nga Kosova e tha që në fillim. Edhe ajo e dinte, e dëgjoi këngën, madje edhe e pëlqeu.

Ndryshe spikati që në fillim sapo u prezantua dhe përballë të gjitha këngëve të tjera që konkurronin këtë edicion në kategorinë New Artist u pëlqye shumë nga publiku.

Khuba, artisti simpatik që u prezantua për herë të parë me publikun shqiptar, u nda edhe me një çmim nga debutimi i tij në Këngën Magjike.

Pasi mori çmimin dhe falënderoi të gjithë ata që bashkëpunuan me të, Khuba përmes revistës Class, i dërgoi një mesazh ish të dashurës, e cila sido të jetë, ka një meritë për çmimin e tij.

Shpresoj të jesh mirë. Gjërat nuk kanë shkuar mirë mes nesh, por uroj dhe shpresoj gjithmonë të jesh mirë, tha Khuba duke iu drejtuar njeriut që i dedikoi këngën.

- Advertisement -

TE FUNDIT