20.5 C
Tirana

Ja kur hapen rrugët për të hyrë në Tiranë-Durrës

VENDI

Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar blindimin e dy qyteteve kryesore në vend, Tiranës dhe Durrësit, edhe pas të dielës.

Rama u bën apel atyre që kanë shkuar në qytetet të tjera që të futen në perimetrin e blinduar para mesnatës të ditës së diel para orës ose deri në mëngjesin e së hënës para orës 08:00.

Njoftimi i kryeministrit Rama:

Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit.

Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela ne mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot!

Sipas të gjitha gjasave perimetri tr/dr do të mbyllet përsëri!

frikë jo, kujdes po!

- Advertisement -

TE FUNDIT