9.5 C
Tirana

Ja ku e sheh Blendi Fevziu të ardhmen e vajzave të tij.

VENDI

Blendi Fevziu këtë të shtunë vendosi të dilte jashtë ambienteve të Klan, duke u shfaqur në një tjetër televizion kombëtar. Moderatori i njohur ishte i ftuar special në emisionin Shiko kush luan dhe në një intervistë ballë për ballë Luana Vjollcës ai zbuloi shumë detaje për jetën e tij.

Si një baba që ka një lidhje të ngushtë me vajzat e tij, Blendi ka treguar se atyre nuk ju thotë asnjëherë Jo. Kur u pyet se ku i sheh vajzat pas disa vitesh, Blendi u shpreh se i mendon duke jetuar larg Shqipërisë, sepse sipas tij ky është një vend maskilist në raport me femrat.

Moderatori i njohur është baba i dy vajzave, Mishel dhe Alis, me të cilat shfaqet shpesh në rrjete sociale. Më herët ai ka treguar se një ndër pengjet e tij më të mëdha është koha që ka humbur me Mishelin për shkak të angazhimeve të shumta në punë.

- Advertisement -

TE FUNDIT