20.5 C
Tirana

Ja çfarë duhet të bëni që makina mos ju ngrijë gjatë natës.

VENDI

Po ju paraqesim tetë këshilla të shkëlqyeshme se si të mos ju ngrijë as xhami as dyert por as bravat dhe si ta zgjidhni problemin nëse ju ndodh kështu.

1. Parkojeni veturën në drejtim të lindjes. Nëse kemi mundësi gjithmonë veturën parkojeni në atë mënyrë që të jetë i kthyer në drejtim të lindjes. Nëse veproni kështu rrezet e para të mëngjesit ngadalë do të shkrijnë akullin në xhamin e përparmë.

2. Ndihmojnë alkooli dhe sapuni. Bëni lëng për shkrirje akulli të cilin në mëngjes vetëm spërkatni mbi akull. Në një shishe qitni një litër alkool një decilitër ujë dhe 1 lugë detergjent për larje të enëve. Tundeni mirë.

3. Mbroni bravat nga akulli. Mbrojtja më e mirë është spreji i dedikuar bash për këtë qëllim ndërsa nëse brava ngrihet çelësin nxeheni me shkrepës dhe do të arrini ta hapni veturën.

4. Për të mos u ngrirë dyert. Lyeni gomën rreth dyerve të veturës me ndonjë yndyrë. Mund të jetë glicerinë vazelinë vaj ushqimi etj. Bëjeni këtë sapo të dilni nga vetura në mënyrë që në mëngjes pa problem të mund ti hapni dyert.

5. Çorape në fshesa. Është e vërtetë mirë e keni lexuar. Fusni në çorape fshesat në mënyrë që në mëngjes të mos i gjeni ngjitura për xhamin me akull. Ose thjesht ngrini lart që të mos qëndrojnë mbi xham që të mos ngjiten.

6. Mbrojtje për retrovizorin. Retrovizorët e jashtëm në veturë nuk do të ngrijnë nëse i mbështillni me qese plastike. Mund ti mbështillni edhe me shirit gome.

7. Vendosni karton mbi xham. Kjo është mënyrë e shkëlqyeshme e preventivës që xhamat e veturës të mos ngrijnë. Këtë mënyrë shoferët shpesh e përdorin. Në vend të kartonit mund të vendosni edhe peshqir të vjetër.

Xhamave të ngrirë kurrë mos i hidhni ujë të nxehtë sepse mund të pëlcasin posaçërisht nëse mund të kenë dëmtime të vogla thonë ekspertët. Zgjedhje më e mirë është uji i vakët të cilin në xhama duhet ta qitni me leckë.

- Advertisement -

TE FUNDIT