15.5 C
Tirana

Italia shpall emergjencën nga koronavirusi, Greqia forcon kontrollet

VENDI

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta duke numëruar 213 të vdekur dhe rreth 10 mijë të infektuar.

Në Romë janë konfirmuar të enjten dy persona që mbartin sëmundjen duke e cuar në 13 numrin total të të prekurve në Europë, 6 në Francë, katër në Gjermani, dhe një në Finlandë.

Mirëpo numri mund të rritet pasi në Itali, këtë të premte po verifikohet dhe po I bëhen analizat edhe një shtetasi Italian I cili ka qënë në kontakt ditet e fundit me ciftin kinez, të prekur nga virusi I rrezikshëm.

Kryeministri i vendit fqinj, Giuseppe Conte deklaroi se Italia nuk është gjetur e papërgatitur. Megjithate pavaresisht numrit te vogel te te prekurve, Italia ka shpallur gjendjen e emergjences per 6 muajt ne vijim.

GIUSEPPE CONTE

KRYEMINISTER I ITALISE

Janë dy turistë kinezë që kanë mbërritur në vendin tonë në muajin janar, është konfirmuar që janë të prekur nga koronavirusi. Nuk ka vend për alarm apo panik, dua t’ju siguroj të gjithëve se të dyja rastet janë izoluar. Të gjitha strukturat përkatëse të shëndetësisë janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur situatës.

Ndërkohë në Greqi pati dyshime se një 62 vjecar i cili udhëtoi nga Vuhani drejt Selanikut mund të ishte i infektuar nga koronavirusi por fatmirësisht ekspertët konfirmuan se nuk ishte një rast i tillë.

ATHANASIOS TSAKRIS

EKSPERT I MIKROBIOLOGJISE KLINIKE

Masat e ndërmarra në kontrollin e trafikut kanë luajtur një rol pozitiv në kontrollimin e situatës së epidemisë, ndryshe numri i rasteve mund të dhjetë ose qindfishohej jo vetëm në Kinë, por edhe në të gjithë botën. Sistemi i monitorimit që Kina themeloi pas shpërthimit të virusit SARS mendoj se e lehtëson punën për të menaxhuar situatën aktuale.

Qindra turistë në disa vende europiane dhe jo vetëm po mbahen të izoluar për të paktën dy javë duke iu nënshtruar analizave dhe monitorimit të vazhdueshëm.
Një ditë më parë, organizata botërore e shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës globale.
Që nga mbrëmja e së enjtes, në Kinë u konfirmuan më shumë se 9,600 persona të prekur, një rritje prej gati 2.000 rastesh në 24 orë.

Kjo tejkalon shpërthimin e sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute të vitit 2003 e quajtur SARS që filloi në jug të Kinës. 774 njerëz humbën jetën ndërsa tetë mijë të tjerë u infektuan.

- Advertisement -

TE FUNDIT