12.5 C
Tirana

Ishte bashkuar me ‘Dëshmitarët e Jehovatit’, shqiptari gjendet i varur.

VENDI

Ishte nisur tek babai e tij në shtetin grek për të kaluar pushimet verore në ishullin Chios por ka rezultuar fatale për fatin e 26 vjecarit. Lorenc Metaj u gjet i varur mëngjesin e 26 dhjetorit në një pemë pranë varrezave në Kalamoti të Greqi afro 4 muaj pasi u largua nga shtëpia.

Lorenc Meta u denoncua në emisionin Pa gjurmë nga familjarët dhe prej muajsh kërkohej nga gazetarët me shpresën se do të mbërrihej drejt gjurmëve të tij. Stafi i emisionit Pa Gjurmë pas verifikimeve të bëra arritën të mësonin se numri i Lorencit ishte aktiv për disa ditë me radhë.

Ndërsa u rimbush disa herë me kredit nga Shqipëria. Kjo mbajti gjallë shpresën e familjarëve se asgjë e keqe nuk kishte ndodhur me Lorencin dhe se shumë shpejt do të arrihej në gjurmët e tij. Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e ngjarjes por autoritetet greke kanë nisur hetimet mbi misterin që mbart vdekja e të riut shqiptar pas autopsisë që do të kryet mbi trupin e pajetë.

Deri më tani nuk ka asnjë konkluzion, sesi ka përfunduar i varur mbi një pemë 26 vjeçari Lorenc Metaj. Dyshimet lidhur me zhdukjen e tij u rrotulluan edhe rreth faktit se Lorenci para largimit nga shtëpia i ishte bashkuar sektit fetar të Dëshmitarëve të Jehovait. Ndërsa kushëriri i tij Bledar Metaj tregoi edhe dinamikën e zhdukjes.

Pasditen e 29 korrikut Lorenci doli nga shtëpia duke dorëzuar çelësin te shtëpia e dajës së tij. Personi i fundit që i telefonoi po atë mbrëmje të 29 korrikut ishte nëna. Ai kishte marr me vete celularin me numër shqiptar të aktivizuar dhe kishte lënë në shtëpi pasaportën.

Babai i Lorencit bëri denoncimin në komisariatin e policisë në zonën ku jetonin në ishullin Chios si dhe një tjetër denoncim në shtetin shqiptar nga djali i xhaxhait të Lorencit në datën 19 gusht në komisariatin e Ballshit. Familjarët mbërritën edhe në emisionin duke e bërë publik këtë rast, në kërkim të të riut.

Ata dyshonin se Lorenci i ishte bashkuar Dëshmitarëve të Jehovait gjatë periudhës që ka jetuar në Shqipëri. Familjarët janë nisur menjëherë drejt shteti grek për të kryer të gjitha procedurat ligjore deri në tërheqjen e trupit. Stafi i emisionit pasi mësoi këtë lajm të keq për fatin e 26 vjeçarit i përcjell ngushëllime të sinqerta familjes Metaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT