20.5 C
Tirana

Ish-yjet e futbollit botëror në stadiumin e ri Kombëtar

VENDI

Ish-yjet e futbollit botëror do të zbresin në stadiumin e ri Kombëtar më 10 janar, në ndeshjen e bamirësisë me moton “Buzëqeshi jetës”, e cila ka si synim grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mësohet se në këtë ndeshje do të jenë të pranishëm ish-lojtarë të Kombëtares italiane, e cila u shpall kampione e Botës në vitin 2006, ish-lojtarë të Turqisë, e cila u rendit e treta në Botërorin e vitit 2002.

Po ashtu, mësohet se në këtë ndeshje do të jenë edhe ish-lojtarë të Greqisë, e cila u shpall kampione e Europës në vitin 2004.

burimi: A2 CNN

- Advertisement -

TE FUNDIT