13.5 C
Tirana

Ish trajneri i Napolit reagon ashpër Hysaj.

VENDI

Ish trajneri i Napolit Xhani Di Marcio ka reguar ashpër ndaj mbrojtësit te Kombëtares Elseid Hysaj i cili sipas italianit ishte fajtor për pësimin e golit të parë duke bërë një gabim që nuk bëhet as në futbollin amator.

Di Marcio e ka quajtur shkodranin si një futbollist që nuk ka vazhdimësi dhe bën gabime elementare duke i dhënë forcë kundërshtarit. Hysaj bëri një gabim të madh në ndeshjen ndaj Interit.

Dhe nuk e kuptoj pse nuk e mbrojti veten në rastin një kundër një me sulmuesin Lukaku. Diçka e tillë nuk bëhet as në Serinë B dhe ndoshta te amatorët. Pikërisht kjo është e vërteta.

Pa hidhëruar askënd, ky është realiteti. Shqiptari nuk ka vazhdimësi dhe po bën gabime elementare dhe duke i dhënë kundërshtarit forcë u shpreh Di Marcio.

- Advertisement -

TE FUNDIT