15.5 C
Tirana

Ish futbollisti i Skënderbeut bashkohet me Lacion.

VENDI

Mesfushori i talentuar shqiptar Dean Liço ka ndryshuar ekip teksa tashmë do të jetë pjesë e Lacios. Kjo është konfirmuar nga vetë futbollsiti i cili nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar se do të jetë pjesë e klubit të njohur italian.

Një kalim shumë i rëndësishëm ky për futbollistin i cili do të ketë mundësinë të luajë me të rinjtë e Lacios pse jo edhe me ekipin e parë.

Më parë Liço ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për tu larguar më pas drejt spanjollëve të Leganes B për të vazhduar më pas me huazimin te të rinjtë e Sportingut në Portugali dhe së fundmi te Peruxhia në Itali.

Tashmë mesfushori i cili është djali i zv trajnerit të Skënderbeut Gentjan Liçi do të ketë një mundësi të madhe në një ekip të madh siç është Lacio.

- Advertisement -

TE FUNDIT