12.5 C
Tirana

Ish e dashura e deputetit i vë flakën debatit Antishpifje, vendos censurën sipër gjoksit dhe…

VENDI

Kalimi për votim në Kuvend i paketës antishpifje ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale ku përmes memeve debati ka marrë përmasa të tjera në rrjetet sociale.

Gazetarët protestuan para selisë së Kuvendit kundër kalimit të paketës antishpifje nën sloganin Mos na prek fjalën ndërkohë që nuk kanë qëndruar indiferentë edhe personazhet e showbizzit.

Modelja Iva Aliko që njihet si ish e dashura e një deputeti në Kosovë ka ndezur edhe më shumë debatin duke postuar një foto që i shkon situatës pasi këtë herë vendos të mbulohet me fjalën censurë sipër bustit.

Për qëndrimin e saj kundër paketës antishpifje fotot nudo që realizon çdo dimër në prag festash dhe të dashurin që ka në krah ajo flet në këtë intervistë për Panorama Plus.

Ke postuar një foto ku mbulon me censurë pjesën intime të bustit. A është kjo një simbolikë për projektligjin antishpifje ashtu siç menduan ndjekësit e tu dhe çfarë qëndrimi mban ti në këtë rast?

Iva Aliko. Në fakt ajo foto ku është mbuluar me censurë pjesa e bustit është realizuar spontanisht dhe nuk ka fare të bëjë me projektligjin antishpifje nuk më pëlqen ti ngatërroj fotot e mia artistike me politikën.

Aq më tepër një projektligj i tillë që mendoj se është një presion ndaj medias dhe fjalës së lirë. Kështu për mendimin tim nuk duhet të miratohet sepse nuk sjell asnjë kontribut por vetëm një dezinformim.

- Advertisement -

TE FUNDIT