25.5 C
Tirana

Inxhinieri italian komenton dëmet e tërmetit në Shqipëri.

VENDI

Lëkundjet e fuqishme të tërmeteve në Shqipëri janë bërë objekt diskutimesh në mediat italiane. I ftuar në emisionin e famshëm të RAI La vita in diretta inxhinieri italian Valerio Rossi Albertini shpjegon se mungesa e përforcimit me shufra hekuri të kolonave të betonit është arsyeja kryesore e shembjes së ndërtesave nga tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit.

Po të sjell një shembull të thjeshtë për të shpjeguar dallimin mes betonit dhe beton armesë. Imagjinojmë sikur betoni është bërë sipas këtij sistemi blloqesh ndërtimi. Ato i rezistojnë mjaft mirë presionit nga lartë poshtë. Por kur tentoj ta përthyej, ajo copëtohet. Por kur brenda strukturave vendosim shufra të hekurit nuk ka më rrezik thyerje as nga forcat e tërthorta.

Rossi shpjegon se si Shqipëria, ashtu edhe Italia, Greqia dhe vende të tjera përgjatë Adriatikut rrezikohen nga tërmetet në një zonë aktive sizmike siç është Mesdheu. Sipas tij çdo tërmet i fuqishëm shoqërohet me paslëkundje, por është thuajse e pamundur të parashikosh se kur do të ndodhin tërmetet.

- Advertisement -

TE FUNDIT