20.5 C
Tirana

Interi në gjysmëfinale, Candreva-Barella eliminojnë Fiorentinën!

VENDI

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë do jetë mes Interit dhe Napolit. Zikaltrit ishin skuadra e 4-t që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale, pasi mposhtën në San Siro në çerekfinalen e fundit të këtij kompeticioni Fiorentinën me rezultatin 2-1.

Pak rotacion në formacionet titullare nga të dy trajnerët në këtë ndeshje pasi si Conte ashtu edhe Iachini e vlerësonin maksimalisht. Sfida u zhbllokua në minutën e 44-t nga Antonio Candreva pas asistit të Lautaro Martinez.

Megjithatë Fiorentina barazoi shifrat me uruguaianin Martin Caceres në minutën e 60-të me qëndërmbrojtësin veteran që i shpëtoi mbulimit të Lautaros dhe mposhti me kokë Handanovic.

Por festa e skuadrës vjollcë zgjati pak pasi në minutën e 67-të Barrela realizoi një gol fantastik nga jashtë zone për t’i dhënë sërish avantazhin Interit. Me zikaltrit në këtë ndeshje debutoi edhe blerja e madhe e janarit Christian Eriksen ndërkohë që pati edhe disa minuta për Victor Moses.

- Advertisement -

TE FUNDIT