20.5 C
Tirana

INAUGUROHET “SHKODRA TOURIST OFFICIAL BRAND”

VENDI

Shkodra është tashmë qyteti i parë në vend, i cili do të ofrojë për turistët dhe banorët e saj suvenire që do të mbajnë vulë çertifikimi. Inaugurimi i “Shkodra Tourist Official Brand” në pedonalen e Shkodrës është organizuar pasditën e së enjtes nga Bashkia Shkodër.

Në fjalën e saj, kryebashkiakja Voltana Ademi tha se Shkodra është e njohur si djep i kulturës dhe si e tillë duhet të ketë vëmendjen e duhur për tu përfaqësuar me imazhin e saj.

Projekti është realizuar nga Bashkia Shkodër, i mbështetur nga ReLOad dhe që “shfaqjen e parë” e ka pasur në pedonalen e qytetit. “Shkodra Tourist Official Brand” synon të sjellë risi në prodhimin e suvenireve dhe kjo jo vetëm që do t’u falë kënaqësi turistëve, por do të ndihmojë dhe të rinjtë vendas.

- Advertisement -

TE FUNDIT