13.5 C
Tirana

Ilir Meta paralajmëron konferencë: TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte

VENDI

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një tjetër një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 11:45.

Njoftimi është dhënë nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili në një postim në Facebook shkruan: “TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 11:45, në një konferencë për mediat”.

Një ditë më parë, Presidenti Meta i dërgoi një letër Komisionerit të Zgjerimit të Bashkimit Europian, ku akuzonte mazhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë letër, reagoi sot Kryeministri Edi Rama duke thënë se është hera e parë që një President sulmon vendin e tij në prag të përgjigjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Kujtojmë se të hënën, në manifestimin që mbajti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të nxjerrë dekret për shpërndarjen e Parlamentit. /tvklan.al

- Advertisement -

TE FUNDIT