17.5 C
Tirana

Ilir Meta: Do dal shesh më shesh, deri në 2022 nuk synoj për kryeministër

VENDI

Qëndrimeve të shprehura në media së fundmi se Ilir Meta synon të bëhet kryetar I opozitës dhe më tej aspirant për kryeministër, Presidenti iu është përgjigjur prerë.

Meta nëpërmjet një postimi në facebook shkruan se ai është President i Republikës dhe lider i sovranitetit të vendit dhe mbrojtes I kushtetutës. Meta shton se ky është projekti I vetëm që ka, të paktën deri në 24 korrik 2020.

Deri atëherë, thotë kreu I shtetit, ai synon as për kryeministër dhe as për kryetar opozite.

Mos u lodhni kot me konspiracione!
Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere.

Meta nga ana tjetër zbulon se pas protestës së bulevard do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë edhe në sheshet e qyteteve të tjera derisa të rivendoset vullneti I sovranit në cdo institucion. Qeveria, shkruan Meta, duhet të ketë frikë nga populli.

Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion. Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria.

- Advertisement -

TE FUNDIT