27.5 C
Tirana

Hysaj përkrah Ronaldo, Sanço e De Bryjn. “France Football” zgjedh kapitenin në formacionin ideal

VENDI

Pak ditë më parë e cilësonte si imazhin e dështimit të Shqipërisë përballë Francës, por këtë herë “France Football” ka vetëm elozhe për Elseid Hysajn.

Revista e njohur sportive, e cila është ajo që ka dorëzon trofeun e “Topit të Artë” çdo vit, ka përzgjedhur kapitenin e përfaqësueses shqiptare mes atyre që spikatën në pjesën e dytë të eliminatoreve të Euro 2020.

Revista e njohur franceze ka vendosur Hysajn në krahun e djathtë të prapavijës të një rreshtimi 4-1-4-1, duke shpjeguar se e meritonte përtej faktit që kishte shënuar atë që është goli i tij i parë me fanellën kuqezi.

“Në krahun e djathë, ne do të vendosim Elseid Hysajn, për aksionin e golit të tij të bukur ndaj Islandës dhe në përgjithësi për veprimet e tij në të dy fazat e lojës”, shpjegon “France Football” për vlerësimin e futbollistit të përfaqësueses kuqezi.

Në formacion ka shumë emra të njohur duke filluar nga mbrojtësi Lengle i Francës, mesfushorët De Bryjn e Sanço, e për të vazhduar me Kristiano Ronaldon i cili ishte i pandalshëm në ndeshjen e fundit të përfaqësueses së tij duke shënuar 4 gola ndaj Lituanisë.

Formacioni: Gomes (Andorra); Hysaj (Shqipëri), Lengle (Francë), Dragoviç (Austri), Halsterberg (Gjermani); Barella (Itali); De Bryjn (Belgjikë), Sanço (Angli), Mkhitarian (Armeni), Salanoviç (Lihtenshtejn); Ronaldo (Portugali). /vipsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT