15.5 C
Tirana

Hysaj mes më të mirëve, shkëlqeu në “Euro 2020”

VENDI

Pasi flirtoi me Romën dhe Atletikon e Madridit deri në ditë e fundit të merkatos, pa mundur gjithsesi të shkëputej nga kontrata me Napolin, mbrojtësi Elseid Hysaj iu përgjigj me krenari thirrjes së kombëtares shqiptare.

Por paraqitja e tij në dy ndeshjet eliminatore të Europianit 2020, ishte e ndryshme.

Nëse ndaj Francës meritoi kritika, për 90 minutëshin me Islandën për të ka vetëm superlativa.

France Football e ka vendosur shkodranin në një formacion virtual që spikati në përballjen me nordikët. Revista që krijoi Topin e Artë dekada më parë, vendosi të krijojë dhe një skemë hipotetike 4-1-4-1, ku Hysaj kishte vend në të djathtën e mbrojtjes, si një lojtari që spikati në rolin e tij.

“Aksioni i njërit nga golat e Shqipërisë ndaj Islandës por gjithashtu veprimet e Hysaj në fazat mbrojtëse”. Ky është arsyetimi i gjigantit mediatik në vlerësimin për futbollistin kuqezi.
Në listë ka emra të tjerë që spikatën në eliminatore si

Xhadon Sanco për dygolëshin ndaj Kosovës, apo Cristiano Ronaldo që po marshon drejt rekordeve botërore.
Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT