23.5 C
Tirana

Humb jetën drejtuesi i motorit në aksin Shkodër-Muriqan

VENDI

Një aksident i rëndë me viktimë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Shkodër-Muriqan.
Bëhet e ditur se nga ky aksident ka humbur jetën shtetasi Lin Dedaj, 45 vjec.

Ai po drejtonte nje motor ne momentin kur ka humbur kontrollin e ketij mjeti dhe ka dale jashte rruge duke gjetur vdekjen.

Njoftimi i Policisë

Më datë 18.12.2019, rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L.D, 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi L. D. ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

- Advertisement -

TE FUNDIT