15.5 C
Tirana

Horoskopi ditor, e enjte datë 2 prill 2020

VENDI

DASHI
Do kalojni çaste të këndshme me një person që keni disa ditë që e keni njohur. Një tjetër etape mund të filloje për ju. në plani financiar duhet të tregoheni strikte me shpenzimet nëse doni qe gjendje të jetë e qëndrueshme.

DEMI
Financat do jenë të mira. Filloni të hiqni disa para mënjanë në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen. Mund t’ia dilni edhe duke shpenzuar nga pak.

BINJAKËT
Ka shumë gjasa të filloni ndonjë aventure kalimtare me disa persona që i keni njohur që në fëmijëri. Do jetë thjeshtë një eksperiencë e bukur. Në planin financiar gjendja do jete goxha e mirë.

GAFORRJA
Nuk do jeni aspak në humor dhe më mirë të mos filloni ndonjë lidhje sepse do bëni gabime të rënda. Në planin financiar do iu buzëqeshe fati me në fund dhe do mund të kryeni transaksione të rëndësishme

LUANI
Mund të dashuroheni me personin e gabuar. Financat nga ana tjetër do mbrohen gjithë kohës nga Jupiteri. Do e dini shumë mirë se çfarë hapash të hidhni për të mos pasur probleme.

VIRGJËRESHA

Beqarët do kenë mundësi të bëjnë zgjedhjet e duhura falë takimeve impresionuese që do realizojnë. Financat do i keni më në vëmendje se kurrë më parë. Situata nuk do ketë asnjë problem

PESHORJA
Sot mund të gjeni princin e kaltër dhe do të filloni një histori të bukur dashurie me të. Financat nuk do kenë nevoje për shume përkujdesje sepse situata do jetë gjatë gjithë kohës e qëndrueshme.

AKREPI
Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim të madh. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes në mënyrë qe edhe e ardhmja të jetë e qëndrueshme.

SHIGJETARI
Persona pa një lidhje serioze duhet ta dëgjojnë me kujdes atë që do iu thotë zemra sepse veten në këtë mënyrë do e ndryshojnë rrjedhën e jetës. Për financat merrni vetëm këshilla nga specialistët

BRICJAPI
Personi që do mundohet t’ju joshe nuk do jetë aspak i përshtatshëm. në planin financiar duhet të tregoheni më të matur se kurrë sepse çdo pakujdesi e vogël mund t’iu shkatërrojë.

UJORI
Sot keni për tu kujdesur për një familjar tuajin që do ju kërkojë ndihmë. Keni për ta kuptuar sesa i rëndësishëm është shëndeti dhe më në fund do vendosni të bëni ato vizita ne shëndetësore që keni kohë pa bërë.

PESHQIT
Beqarët e shenjës tuaj do kenë disa takime, por duhet të mos nxitohen në mënyrë që të mos bëjnë zgjedhjet e gabuara. Në planin financiar tregohuni objektive dhe të matur

- Advertisement -

TE FUNDIT