21.5 C
Tirana

Historia që nuk e ka treguar kurrë, Anjeza Branka: Kam vuajtur shumë.

VENDI

Anjeza Branka prej vitesh është njohur si një nga këngëtaret më të spikatura për zërin e performancat e saj. Anjeza ishte pasditen e sotme e ftuar tek Rudina ku tregoi më shumë për jetën e saj.

Në moshën 9 vjeçare Anjeza emigroi bashkë me familjen në Gjermani. Aty mbaroi gjimnazin dhe ka punuar punë të ndryshme si kamariere banakiere dhe menaxhere lokali.

Kam lindur në Tiranë kisha një jetë shumë të lumtur. Pa i mbushur 9 vjeç kemi emigruar me familjen në Gjermani me ambasadat gjermane jo për probleme ekonomike por për probleme familjare.

Isha e vogël dhe mbaj mend që kishte shumë njerëz dhe flinim në ambasadë brenda. Nuk e mbaj mend sa ditë por di që disa ditë kemi ndenjur.

Kemi shkuar me autobus mbaj mend deri në Durrës pastaj me traget. Nga trageti me tren dhe shkuam në Gjermani.

Kur unë shkova në Gjermani ishte jetë krejt tjetër dhe dy vitet e para e kam vuajtur shumë më merrte shumë malli.

I mendoja çdo ditë shoqet e mia dhe fillova tju shkruaja kartolina letra. Kur mi kthenin unë kënaqesha dhe lumturohesha shumë tregoi Anjeza.

- Advertisement -

TE FUNDIT