15.5 C
Tirana

Historia e trishtë e dy vëllezërve kosovarë nën rrënoja, vite më parë u kishin vrarë vëllanë.

VENDI

Isa dhe Shemsedin Abazi janë dy vëllezër nga Kosova të cilët u shuan nën rrënojat e hotel Tropikal në Durrës, të shembur nga tërmeti. Të rinjtë kishin arritur të kërkonin ndihmë me anë të celularit, por pas mbi 10 orë nën rrënoja, ata nuk mundën të mbijetonin.

Kanë lënë pas fëmijët e tyre, njëri 4 të vegjël dhe tjetri dy fëmijë. Vite më parë, familja Abazi është prekur nga një tjetër trag jedi, ku djali i tyre ishte goditur për vd ekje me thikë në një pishinë.

Tashmë në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë. Vëllezërit kishin shkuar për punë në Durrës. Ata ishin mekanikë, dhe vinin në Shqipëri për të marrë pjesë makinash.

- Advertisement -

TE FUNDIT