12.5 C
Tirana

Histori tragjike/ I vrau burrin e vjehrrën, fieraku kishte zënë dashnore kushërirën e gruas

VENDI

Një shtëpi që gati të shembet, një fëmijë invalid, babai i verbër e pak orendi. Ky është mjerimi në shtëpinë ku Kasëm Pirjasi kishte hyrë kollovar dhe jetonte me gruan,
dy vajzat, prindërit dhe një motër të bashkëshortes. 26-vjeçari u arrestua dje si autor i dyshuar i vrasjes së Selkije e Olsi Hoxhallari,
nënë e bir në Vlorë, bashkë me të dashurën e tij Hysnie Hoxhallari.
Mes lotëve gruaja tregon se ishte në shtëpi kur e mori vesh për arrestimin e të shoqit, megjithëse
nuk kishte asnjë dyshim se ai kishte një lidhje jashtëmartesore. Por halleve të varfërisë dhe të sëmurëve iu shtua edhe ky krim në ngarkim të bashkëshortit të saj, duke e bërë më të rëndë peshën e mjerimit. Pak më tej, në këmbët e së motrës,
vajza e madhe e Kasëmit qan pa pushim, duket se edhe ajo e ka kuptuar mirë atë që ka ndodhur.
 

- Advertisement -

TE FUNDIT