11.5 C
Tirana

Hiqen vizat për kinezët, tashmë mund të vijnë në Shqipëri vetëm me një pasaportë

VENDI

Këshilli i Ministrave ka vendosur të heqë vizat për shtetasit kinezë. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar mesditën e djeshme. Tashmë shtetasi kinezë i shtohen listës së vendeve që mund të lëvizin pa vizë drejt Shqipërisë, vetëm me një pasaportë.

VENDIMI

Vendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.513, datë 13.6.2013, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, Për të huajt të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi

1. Në vendimin nr.513, datë 13.6.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në aneksin nr.3, Lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin që i bashkëlidhet vendimit, shtohet shteti Kinë, Republika Popullore me dokumentin pasaportë.

b) Në aneksin nr.4 Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë me vizë në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësitë ku mund të bëhet aplikimi, si dhe tarifa përkatëse e shërbimit me vizë”, që i bashkëlidhet vendimit, të ndryshuar, hiqet shteti Kinë, Republika Popullore për vizat C.

Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

- Advertisement -

TE FUNDIT