18.5 C
Tirana

Hidhet nga lartësia një person, Ende i paidentifikuar

VENDI

Një person është hedhur nga lartësia në një pallat në Tiranë. Sipas informacioneve të para, personi i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë por është ende i paidentifikuar.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:05 në rrugën Thanas Tashko ku personi në fjalë është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në kushte të rënduara psikologjike. Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.


- Advertisement -

TE FUNDIT