16.5 C
Tirana

Hapet rruga e Obotit, banorët të shqetësuar për vlerësimin e dëmeve

VENDI

Harta e përmbytjes sa vjen e zvogëlohet në zonën e Shkodrës, pasi tërheqja e ujit vazhdon me ritme të shpejta, kjo dhe falë faktit që asnjë nga hidrocentralet nuk po bën shkarkime prej dy ditësh.
Shqetësimi i fermerëve që u përmbytën të mbjellat vazhdon të jetë vlerësimi dëmeve dhe dhënia e dëmshpërblimit.
Aktualisht, ushtria është duke bërë transportin e ndihmave kryesisht në koncentrat për bagëtitë e ushqime që janë siguruar nga rezervat e shtetit e donatorë.
Drejtuesit e Njësive Vendore në Nënshkodër thonë se vetëm qeveria me një vendim të sajin mund të marrë përsipër dhënien e dëmshpërblimeve për më tepër që ky dëm u bë nga hapja e portave te hidrocentraleve.

- Advertisement -

TE FUNDIT