11.5 C
Tirana

‘Hall të kesh burrin 24 orë në shtëpi’/ E karantinuar në Holandë, Silva Baltadori tregon ndodhinë: Obobo ç’më ka gjetur! Tani i besoj kushërirat e komshiet, kur thonin…

VENDI

Nga Holanda aty ku po kalon ditët e karantinës, Silvana Heijneman është shprehur e indinjuar me sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ajo ndau historinë e nënës së saj, për të cilën Silvana tha se për pak e humbi në muajin Janar dhe kjo sipas saj për shkak të neglizhencës nga sistemi shëndetësor.

“Nëse i referohem vendit tonë, Shqipërisë, që kemi një sistem shëndetsor jo për të ardhur keq, por për të qenë, kam qenë shumë e indinjuar. Mua desh më iku nëna ime në Janar, e filluam shumë keq vitin. Kaloi një strocë celebrale dhe shërbimi shëndetsor do të thosha është zero.

Pavarësisht se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e heshtur të kombit shqiptar. Ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve, çfarë është bërë tërë këto vite. Ndërkohë që në spitale mungojnë edhe ilaçet në sallat reanimative. Unë e kam hequr në kurrizin tim këtë gjë, vetë.”

- Advertisement -

TE FUNDIT