18.5 C
Tirana

Habit Noka: E dinim rastin e Lefter Allës, ja pse nuk reaguam.

VENDI

Ish deputeti Flamur Noka u shpreh se PD ishte në dijeni për rastin e kryebashkiakut të Bulqizës. Noka theksoi se PD ishte në dijeni por nuk kishte videon që u publikua nga gazetari Artan Hoxha.

Ishim në dijeni por nuk e kishim videon. Është një video shokuese sepse kryetari i një pushteti vendor të katandiset në atë farë derexheje.

Kjo është shëmbëlltyrë totale e kryeministrit. Të gjithë marrin shembullin e udhëheqësit tha ai në abcnews.

E pyetur nga gazetarja nëse mund të konsiderohet kjo çështje si personale e Allësn. Noka tha të jesh përdorues një qytetar i thjeshtë është tjetër gjë por kur është përdorur një person që ka pushtet është tjetër gjë.

Nuk duhet ti ngatërrojmë kjo është fytyra e qeveritarëve të Edi Ramës. Nuk është i pari dhe as i fundit janë një seri. Por askush nuk mund ta kundërshtojë sepse përfaqësojnë një pushtet të ink riminuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT