16.5 C
Tirana

Grindje brenda familjes, 18-vjeçari plagoset me thikë nga i vëllai

VENDI

Një sherr brenda familjes ka përfunduar në plagosjen e një 18-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Kamzë dhe autor i palgosjes me thikë është i vëllai, 22-vjeçari Valmir Preka.
Policia është njoftuar përmes një telefonate dhe Shërbimet e Komisariatit Nr.5 kanë mundur të ndërhyjnë në kohë duke shmangur thellimin e konfliktit.
I plagosuri është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i vëllai, autor i ngjarjes është arrestuar në flagrancë.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”. Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe “Dhunë në familje”

- Advertisement -

TE FUNDIT