16.5 C
Tirana

Grabitet një banesë, brenda ishin dy të moshuara: Na morrën…

VENDI

Banesa e një personi në fshatin Terihat, Bashkia Dropull është grabitur gjatë natës.Persona ende të paidentifikuar bën me dije policia kanë hyrë në banesë rreth orës 3 e 30 duke marrë prej aty një sasi parash. Ata janë larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre.

Burime të Panorama thanë se pronari i banesës Vasil Basho jeton në Greqi dhe është informuar mbi ngjarjen. Ai është nisur me urgjencë drejt fshatit për të mësuar më shumë mbi ngjarjen.

Në banesë mësohet se ka qenë vetëm vjehrra e tij me një grua tjetër të moshuar fqinje e cila rrinte me 80-vjeçaren per ti bere shoqeri. Ato deklarojne se nuk jane dhunuar dhe nuk jane perballur me autoret.

Sakaq lidhur me shumen e grabitur mesohet se eshte rreth 15 mijë euro. Kaq eshte shifra qe pretendon i zoti i shtëpisë që i kanë marrë. Por zyrtarisht ende nuk ka asnje te dhene per parate e grabitura.

- Advertisement -

TE FUNDIT