14.5 C
Tirana

Goditi me shkelm fanellën e kombëtares, reagon Ramadani: Gjest i papranueshëm

VENDI

Kombëtarja fitoi mbrëmjen e së martës 2-0 ndaj Moldavisë, ndërsa golin e dytë të ndeshjes e shënoi mesfushori, Ylber Ramadani i cili ka bërë edhe një festë të çuditshme pas golit.

Ai hoqi fanellën kuqezi dhe e shkelmoi, festë kjo që solli jo pak reagime te tifozët

Lojtari është “masakruar” në kritika për veprimin dhe ky gjest ka sjellë debate të forta mes tifozë të cilët një pjesë e mirkutojnë për shkak të emocioneve, ndërsa një pjesë e quajntë të patolerueshëm si gjest.

Sot, 23-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, teksa shpjegon se çfarë ka ndodhur duke kërkuar edhe publikisht falje.

Ai shkruan:

Përshëndetje miq. Ju falënderoj të gjithëve për komentet pozitive dhe ato negative sa i përket çështjes së bluzës. Ju kërkoj shumë ndjesë për hedhjen e bluzës, me të vërtetë një gjest i papranueshëm por më besoni që ndodhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve dhe nuk kisha asnjë qëllim të keq. Ju kërkoj shumë ndjesë. Zoti iu bekoftë të gjithëve.”

- Advertisement -

TE FUNDIT