20.5 C
Tirana

Gjykata e Shkodres jep masen e sigurise per 69 vjecarin, i cili pak dite me pare vrau bashkejetuesen e tij.

VENDI

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg pa afat per Bashkim Telin, 69 vjeçarin qe vrau gruan e tij Suzana Shemuni.
Gjate seances te drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani Teli ka shfaqur çrregullime gjate deshmise se tij.
Ai ka thene se e ka vrare gruan e tij sepse ajo i kerkonte shpesh here llogari per pensionin.
“Donte te dinte se ku i shpenzoja parate dhe i donte ajo per vete.
Disa here ia kam dhene ndersa kete here nuk doja t’ja jepja. Ajo u nervozua dhe filloi te ngrinte zerin.
Me pas na humbi kontrolli dhe e qellova. Kuptova pas pak se kishte humbur jeten dhe dola nga banesa”, tha ai në gjykatë.
Prokurori Vat Staka kerkoi arrest me burg pa afat per shtetasin Bashkim Teli ndersa avokati i caktuar kryesisht Agim Martini e la ne dore te gjykates.
Autori dyshohet se tashme ka probleme psikike, kjo nga sjellja aspak normale e tij në sallën e gjyqit.
Ai e masakroi me cekic, gruan me te cilen bashkejetonte prej 3 vitesh.

- Advertisement -

TE FUNDIT