17.5 C
Tirana

Gjykata e Apelit vendos sot për 11 kuksianët e burgosur që protestuan në Rrugën e Kombit

VENDI

Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet sot seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.
Forcat të shumta policie dhe masa të shtuara pritet që të jenë gjatë të premtes në gjykatën e apelit në Shkodër.
Seanca do të ndiqet nga deputetë të opozitës por edhe banorë të Kukësit që do të jenë të pranishëm sot në Shkodër në mbështetje të të arrestuarve.
Deputeti i PD-së për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia u bëri ditën e djeshme thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës nesër kundër gjyqeve politike që sipas tij kujtojnë kohën e diktaturës.

- Advertisement -

TE FUNDIT