15.5 C
Tirana

Gjoka: Dënimi i Skënderbeu dëm i madh për futbollin tonë, por Vllaznia s’e ka mendjen aty

VENDI

Dënimi i mundshëm i Skënderbeut edhe nga FSHF mund të kënaqë Vllazninë, Teutën apo dhe ndonjë skuadër tjetër që rrezikon rënien nga Superliga.
Por në fakt në Shkodër nuk janë duke e mbajtur shumë mendjen tek kjo gjë.
Skuadra po vazhdon punën dhe përgatitjet për ta siguruar mbijetesën nga fusha e lojës, ndonëse mendja është edhe tek dënimi i korçarëve.
Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka duke folur në lidhje me këtë gjë, është shprehur:
“Si një njeri i botës së sportit, si një profesionist në këtë fushë, mendoj se dënimi i Skënderbeut është një dëm i madh që i bëhet futbollit shqiptar.
Një dëm i madh që i bëhet qytetit të Korçës por edhe skuadrës së Skënderbeut sepse për hir të së vërtetës,
duhet ta pranojmë gjithë këto vite ka qenë një skuadër vërtetë profesioniste.
Një skuadër e cila ka bërë një futboll ashtu siç bëhet sot në
Europë dhe prandaj them se do të jetë një dëm shumë i madh dhe një njollë shumë e madhe për të gjithë ne.
Gjithnjë në qoftë se kjo rezulton të jetë e vërtetë dhe do konkretizohet me fajin e Skënderbeut.
Gjithsesi unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë përpara.
Vllaznia duhet të mos e mbajë mendjen tek ky dënimi i Skënderbeut sepse nga ana ligjore ka shumë hallka dhe ndoshta mbas KAS-it mund të ndryshojë vendimi i UEFA-s dhe korçarët mund të dalin të pafajshëm.
Pra, kjo nuk do të thotë për ne se kemi shpëtuar dhe duhet të kënaqemi për këtë dënim që mund të marrë Skënderbeu.
Por gjithsesi është një moment shumë kritik, duam apo s’duam ne, tashmë mendja është në dy vende.
Për të bërë maksimumin në fushë por edhe duke parë se çfarë do ndodhi me Skënderbeun”.
www.shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT