13.5 C
Tirana

Gjendet një pako e dyshimtë poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë

VENDI

Një sasi e dyshuar si lëndë shpërthyese është gjetur poshtë makinës së administratorit të klubit Vllaznia, Suad Lici mëngjesin e së dielës.

Pakoja e dyshimtë është pikasur vetë nga 46-vjeçari Suad Lici, i cili kishte shkuar për të marrë makinën e tij, të parkuar në lagjen “Ahmet Haxhija”.

Lici menjëherë ka njoftuar policinë e cila ka konstatuar se poshtë makinës ndodhej një pako e mbështjellë me letër natriban, brenda së cilës dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

Zona ku ndodhet makina e Licit është rrethuar nga policia dhe pritet mbërritja e forcave xheniere nga Tirana për të bërë shpërthimin e kontrolluar.

- Advertisement -

TE FUNDIT