18.5 C
Tirana

Gjendet në gjendje të rëndë tek Liqeni, humb jetën në spitali 53-vjeçari

VENDI

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak.

Informacionet bëjnë me dije se ai është gjetur pasditen e kësaj të hëne tek “Liqeni Artificial”, në Tiranë nga disa kalimtarë. 53 vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa kanë njoftuar urgjencën, ku një autoambulancë e dërgoi atë në spital.

Ndonëse personit në fjalë iu dha ndihma e parë mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.

Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

- Advertisement -

TE FUNDIT