23.5 C
Tirana

Gjendet i pajetë në banesën e tij 67 vjeçari.

VENDI

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Kuçovë. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se viktima është 67vjeçari Bardhyl Ali i cili jetonte vetëm me gruan.

Ka qenë kjo e fundit që ka gjetur bashkëshortin e saj të pajetë në banesë duke njoftuar menjëherë policinë. Uniformat blu dhe ekspertët kanë mbërritur në banesë dhe kanë nisur hetimet.

Ku nga të dhënat e para dyshohet për vdekje natyrale pasi mendohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak. Viktima jetonte në lagjen 1 Maji të qytetit të Kuçoves vetëm me gruan pasi djali i tij jeton në Angli ndërsa vajza në Tiranë.

- Advertisement -

TE FUNDIT