16.5 C
Tirana

Gëzohen tek Vllaznia. Renato Malota bashkohet me ekipin në stërvitje

VENDI

Futbollisti Renato Malota pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në fushën stërvitore të ekipit të Vllaznisë.
Pas një mungese disaditore për shkak të disa problemeve personale, ai tani e tutje do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve në stërvitje.
Do të ndodhë kështu pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë e cila ditën e sotme ka marrë vendimin për “hetim në gjendje të lirë” të tij.
Malota ka mbërritur në fushën e Golemit në momentet kur stërvitja kishte filluar dhe padyshim që të gjithë janë gëzuar kur e kanë parë.
Administratori Gjyrezi, trajneri Gjoka dhe gjithë pjestarët e tjerë të ekipit, janë përshëndetur me të me shumë përzemërsi.
Vetë lojtari në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të klubit ka thënë: “Sot Gjykata vendosi për hetim në gjendje të lirë ndaj meje ngaqë nuk kishte fakte të mjaftueshme për mua.
Një vendim që ka ardhur ngaqë u konstatua se unë personalisht nuk kam asnjë firmë të hedhur në asnjë dokument për të cilin jam akuzuar
dhe po ashtu, edhe çertifikata e pronësisë nuk është tërhequr nga institucionet përkatëse.
Po vërtetohet ajo që kam thënë prej fillimit se unë jam i pafajshëm në gjithë këtë histori.
Sot erdha sa për të takuar drejtuesit dhe shokët e ekipit dhe nesër do të jem në stërvitje dhe në dispozicion të stafit teknik”.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT