12.5 C
Tirana

Georgina bën gjestin madhështor me shumën e majme që mori nga Sanremo.

VENDI

Pak ditë para se të fillonte festivali gjigand i Sanremos mediat italiane shkruajtën se Georgina Rodriguez nuk do të merrte pjesë pasi nuk ishte e kënaqur me pagesën që i ishte ofruar.

Modelja ishte shprehur se nuk i mjaftojnë 25 mijë euro prandaj dëshironte 140 mijë euro. Sipas mediave italiane kjo shumë u pranua nga produksioni dhe Georgina u pagua më shumë nga sa ishte planifikuar.

E gjithë kjo pagesë nuk shkoi për fustane të shtrenjta apo pushime luksoze por për ndërtimin e një spitali në Torino.

Edhe kësaj rradhe Georgina tregoi që bashkë me partnerin e saj Cristiano Ronaldo kanë një zemër të madhe për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.

- Advertisement -

TE FUNDIT