25.5 C
Tirana

Gazetari shqiptar tregon si e detyroi partia që të martohej.

VENDI

Rezar Xhaxhiu dhe bashkëshortja e tij Laura ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Soire me Jonida Shehun për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë dhe sekretin e një martese të lumtur.

Çifti i njohur ka treguar historinë interesante sesi ata të dy janë njohur të cilët sot numërojnë mbi 30 vite bashkë. Xhaxhiu ka treguar se çfarë i ka pëlqyer tek Laura dhe sesi partia përshpejtoi gjërat midis tyre dhe të shkonin drejt martesës.

Një gjimnaziste e Sami Frashërit me tipare të theksuara të asaj kohe vishej bukur dhe kaq mjaftonte që të ktheje kokën. Dhe thoja me vete ja vlen ta kem unë këtë grua?

Pastaj partia më nxiti që të shpejtoja që të gjeja një grua që të shkoja jashtë. Në atë kohë në Ambasadë nuk shkohej vetëm ishte e ndaluar krejtësisht.

Më thërret shefi i Kuadrit dhe thotë që ty të ja dalë emërimi por nuk shkon dot se je single. Unë thash e zgjidhim këtë punë ka treguar Rezar Xhaxhiu duke ju referuar që në mendje kishte pikërisht Laurën për tu martuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT