13.5 C
Tirana

Gazetari i BILD: Qeveria do të arrestojë Bashën. Sot publikoj përgjimet e reja

VENDI

Gazetari gjerman Pieter Tiede ka postuar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se qeveria e Shqipërisë do që të arrestojë kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, për të larguar vëmendjen nga përgjimet.

“Sapo kam dëgjuar se qeveria e Shqipërisë po konsideron të mundshëm arrestimin e kreut të opozitës Lulzim Basha. E gjitha kjo bëhet që qeveria të heqë vëmendjen nga skandali i blerjes së votave në zgjedhjet e vitit 2017. BILD nuk ndalet dhe do të publikojë sërish fakte.

Pyetja është, a kërkon qeveria të arrestojë çdo ditë politikanët e opozitës për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet? Sidoqoftë ne nuk e lejojmë veten që të nxitojmë, por bazohemi vetëm në fakte”, shkruan Tiede.

Gazetari gjerman shkruan në fund

të postimit se ashtu siç ka bërë të ditur, sot do të publikojë fakte të reja se si janë vjedhur zgjedhjet e vitit 2017.

- Advertisement -

TE FUNDIT