16.5 C
Tirana

Gazetari i BBC rrëfen jeten dhe punen profesionale në Shqipëri.

VENDI

Libri “Gjurmë Zërash”, i sapodalë nga shtypi është një botim biografik, që përmban 34 intervista të realizuara në Shkodër, për radion BBC në Shqip, në vitet 2005-2007, me emra të njohur të fushave të ndryshme të shkencës, artit, kulturës, sportit etj.
Ky botim shoqërohet me një CD në audio, që përmban këto “rrëfime në mikrofon” të transmetuara në rubrikën “Intervista”. Kjo rubrikë, me një kohëzgjatje prej 15 minutash, ishte pjesë e emisionit të mëngjesit në BBC në Shqip, për disa vite me radhë. Personazhe të kësaj rubrike kanë qenë edhe emra të tjerë shkodranësh në zë, të cilët janë intervistuar nga kolegët e mi të BBC-së në Tiranë dhe në Londër.
Seksioni i BBC-së në Shqip, që nga rihapja e tij në vitin 1993 e deri në mbylljen e transmetimeve në fund shkurtin e vitit 2011, solli përmes mikrofonit, shumë personalitete dhe njerëz të thjeshtë nga të gjitha trevat shqip-folëse e më gjerë.
Realizimi i këtij botimi është një dëshirë e kahershme, e nxitur edhe nga miq e të afërm, me qëllim dokumentimin e vlerave dhe të kontributit që dhanë dhe vazhdojnë të japin shumë nga personazhet e këtij libri, në ruajtjen dhe përçimin më tej të traditës së kulturës dhe qytetarisë shkodrane.
Ky botim vjen edhe si një homazh për të gjithë ato personalitete që nuk jetojnë më dhe që pata fatin e kënaqësinë t’i intervistoja e tashmë janë pjesë e këtij libri.
Në variantin e shkruar të këtyre intervistave, që në këtë botim janë vendosur në rend alfabetik, është ruajtur origjinaliteti i gjuhës së folur të të intervistuarve, disa prej të cilëve shprehen me një gegnishte të pastër, disa në idiolekt, të tjerë në gjuhë standard.

Falënderimet për këtë botim janë së pari për të intervistuarit, për atë çfarë ata përfaqësojnë, për gatishmërinë, thjeshtësinë dhe modestinë e tyre për të rrëfyer përvojën vetjake.
Falënderoj ish drejtuesen e seksionit të BBC në Shqip, Julia Goga-Cooke per parathënien e librit, prof. dr Hamit Boricin për recensën, redaktorin letrar Zija Vukaj dhe bashkëshorten time Irida Hoti për redaktimin gjuhësor dhe ndjekjen hap pas hapi të këtij botimi.

- Advertisement -

TE FUNDIT