23.5 C
Tirana

Gabimi i farmacistes mund t’i kushtonte jetën pacientes, kaloi 10 ditë në gjumë

VENDI

Valmira Bardhi tregon në emisionin “Stop” se pas vizitës së mamasë së saj 63-vjeçare, iu drejtua farmacisë për të marrë ilaçet me recetë.
Por farmacistja i ngatërroi medikamentet e për pasojë e ëma kalon 10 ditë në gjendje gjumi.
Farmacistja i kishte dhënë gabimisht dy ilaçe për gjumë.
Në një ballafaqim me qytetaren, justifikohet duke i thënë se faji është i mjekut, të cilit ajo nuk i kuptoi shkrimin.
Ndërsa administratorja e farmacisë, Desdemona Bregu mori përsipër ekzaminimin e pacientes.
Valmira tha:
Unë quhem Valmira Bardhi. Kam mamin 63 vjeç, e cila vuan nga hematoma në kokë, ka mpiksje gjaku. E çoj për vizitë të doktori dhe na jep recetën me ilaçe.
Shkoj në farmaci, dorëzoj recetën, më tha që do bënte porosinë e mjekimeve dhe të shkoja t’i merrja më vonë. Shkoj në mëngjes t’i marr dhe ishte farmacistja punonjëse.
Farmacistja nuk e kishte lexuar mirë llojin e ilaçit dhe nga ‘ancopir’ më jep ‘diazepam’, gjumësjellës. Ndërkohë që mami merrte gjumësjellës tjetër nga doktori, ‘alprazolam’ dhe u bënë dy gjymësjellës.
Ia vazhdoj unë mamit, sipas asaj që më dha ajo, 2 kokrra në ditë ‘diazepam’ dhe 3 herë nga 5 pika ‘alprazolam’.  Ishte super dozë e rëndë.
Shihja mamin, në gjumë. Thashë t’ia heq vetë 1 kokërr ‘diazepam’ dhe pjesën tjetër t’ia jap se doktori ia ka dhënë për qetësim, gjumësjellës.
Sa vinte e po rëndohej mami, vetëm në gjumë gjithë ditën. Ngrihesha e shihja a është a s’është gjallë”.
Denocuesja tregon se komunikoi pas 10 ditësh me doktorin, i cili i tha që nuk i kishte dhëbë ‘diazepam’ në recetë, ndaj dhe duhej t’ia shkëpuste menjëherë të ëmës.
E ëma e Valmirës rrëfen se ndihej keq kur konsumonte ‘diazepam’ dhe se flinte shumë gjatë gjumë.

- Advertisement -

TE FUNDIT