13.5 C
Tirana

Futbollistët e Vllaznisë surprizuan tifozët e tyre më të veçantë…

VENDI

Futbollistët e Vllaznisë u pritën nga tifozët më të veçantë të saj të moshuarit tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër. Lojtarët kuqeblu vendosën që të bëjnë këtë surprizë në këto festa të fundvitit për të dhuruar ngrohtësi që të mos ndjehen të vetmuar.

Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika shprehet se është kënaqësi kjo vizitë tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër. Të moshuarit kanë dëshirë që Vllaznia të rifitojë dinjitetin e saj dhe kapiteni Lika shprehet se të gjithë në ekip po mundohen ta bëjnë një gjë të tille.

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër Fatjon Hoxha falenderon lojtarët e Vllaznisë ndërsa tregon se këta persona kanë më shumë nevojë për ngrohtësinë e gjithë shoqërise.

Futbollistët e Vllaznisë dhe të moshuarit shijuan golat e shënuar gjatë këtij sezoni nga kuqeblutë në ndeshjet e zhvilluara duke krijuar një atmosferë të gëzueshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT