14.5 C
Tirana

Frymëzuese, ylli shqiptar Ava Max tregon fillimet si emigrante.

VENDI

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max është kthyer disa vite pas teksa ka kujtuar kohën që emigroi bashkë me familjen e saj drejt Amerikës.

Në një status Max shkruan se në fillimet e saj ka qenë thjesht një vogëlushe shqiptare që ëndërronte të bëhej dikushi. Ajo shton se në Amerikë ka shkuar vetëm me rrobat e trupit.

Në jetë ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë.

Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup.

Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka ka shkruar ajo. Ava Max është një nga këngëtaret më të njohura në bota. Bukuroshja me origjinë shqiptare e ka treguar gjithmonë krenarinë për origjinën e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT