19.5 C
Tirana

Frikë për epidemi nga meningjiti? Instituti konfirmon viktimën e parë, por ja çfarë duhet të dini.

VENDI

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino tha dje se polici 27 vjeçar nga Durrësi ndërroi jetë si pasojë e infeksionit të rëndë të meningjitit duke konfirmuar kështu vik timën e parë nga ky infeksion.

Pavarësisht ndihmës mjekësore Mariglen Mestani nuk arriti ta fitonte betejën për jetën. Rasti i shënuar ka rikthyer frikën te qytetarët për një epidemi të mundshme duke qenë se sëmundja mund të përhapet lehtësisht përmes ajrit.

Por shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive bëri të qartë se nuk ka vend për panik. Rastet sipas saj janë sporadike dhe asnjë prej tyre nuk është konstatuar me simptomat e gripit.

Rastet janë sporadike. Nuk kemi të bëjmë me situatë epidemike. Të gjitha rastet janë testuar për gripin dhe kanë rezultuar negative. Asnjë rast nuk është grip. Rasti i Durrësit po ekzaminohet dy raste të tjera janë të komunikuara se nuk janë grip.

Ne po e monitorojmë të gjithë situatën epidemiologjike. Meningjiti është një inflamacion i membranave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore. Prekja nga meningjiti zakonisht shkakton simptoma të till si dhimbje koke ethe.

Disa raste të meningjitit përmirësohen pa trajtim në disa javë. Të tjerët mund të jenë të rre zikshëm për jetën dhe të kërkojnë trajtim urgjent me antibiotikë.

Trajtimi i vonuar rrit rrezikun e dëmtimit të përhershëm të trurit ose mund të çojë në humbjen e jetës. Infeksionet virale janë shkaku më i zakonshëm i meningjitit i ndjekur nga infeksione bakteriale.

Për shkak se infeksionet bakteriale mund të jenë kërcënuese për jetën identifikimi i shkakut është thelbësor për trajtimin në kohë të sëmundjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT