14.5 C
Tirana

Forca e Ligjit “pushton” Shkodrën, në “sitë” pasuritë e fiseve Bajri dhe Doçi

VENDI

Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur këtë të martë në qytetin e Shkodrës. Objektiv i aksionit ishte shpërndarja e formularit të justifikimit të pasurisë për dy familje të njohura në këtë qytet, anëtarët e të cilës kanë qenë të përfshirë vitet e fundit në aktivitete kriminale. Konkretisht bëhet fjalë për fiset Bajri dhe Doçi, të cilët kanë 48 orë kohë që të justifikojnë pasuritë e tyre në formularin e posaçëm të OFL-së.

Ky operacion rrjedh nga paketa Anti-KÇK miratuar ditët e fundit nga qeveria. Aksioni nisi ditën e hënë me sekuestrimin e pasurisë së familjes Hajri në Shijak.

Këtë të martë, OFL kërkoi deklarim pasuror të Ardian Çapjas në Elbasan dhe Lulzim Berishës në Durrës.

Brenda 48 orëve, të gjithë subjektet e Ligjit Special duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut. Jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT