21.5 C
Tirana

‘Forbes’ e nxjerr bllof Ramën, tregon në cilin vend rënditet Shqipëria për siguri ndaj CoVid-19

VENDI

Shpeshherë e kemi dëgjuar Kryeministrin Rama të mburret se jemi një nga vendet më të sigurtë sepse kemi marrë masat e duhura për parandalimin e koronavirusit, por revista prestigjoze “Forbes” duket se nuk është në një mendje me kryeministrin tonë.

“Forbes ka listuar 40 vendet më të sigurta nga koronavirusi në botë, dhe çuditërisht ose jo, Shqipëria nuk gjendet aty. Bie në sy që në listë janë vende që kanë më shumë të infektuar dhe viktima se Shqipëria, por “Forbes ka bërë një studim të gjerë për të ardhur në këtë përfundim.

Izraeli është vendi i parë në listë për si vendi më i sigurtë, ndërsa pas tij vijnë Gjermani dhe Korea e Jugut. Vendet u vlerësuan duke përdorur 24 parametra specifikë në 4 kategori të veçanta: Efikasiteti i karantinës, efikasiteti i menaxhimit të qeverisë, monitorimi dhe zbulimi dhe gatishmëria për trajtimin e urgjencës.

Për sa i përket efikasitetit të karantinës, këtu pjesa më e madhe e përgjegjësisë bie mbi qytetarët, të cilët në shumicën e rasteve ka në respektuar urdhrin e qeverisë, por ka patur një numër shumë të madh gjobash për shkeljen e kufizimeve, që ka rritur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Efikasiteti i menaxhimit të qeverisë është një nga kategoritë që hap debat, pasi qeveria pretendon se e ka menaxhuar në mënyrë të mirë krizën, duke ndihmuar familjet në nevojë dhe duke dhënë “paga lufte” për bizneset dhe individët që humbën punën e tyre, ndërsa opozita e akuzon se familjet po ndahen në bazë të partive, dhe ndihmatr po jepen me qese, në vend që t’u jepet leke në dorë.

Monitorimi dhe zbulimi është një nga kategoritë që Shqipë5ria mund të ketë humbur shumë pikë nëkëtë renditje. Rasti i parë në Shqipëri u zbulua në 8 mars, por sipas mjekëve dhe epidemiologëve, virusi në Shqipëri mund të ketë ardhur më parë. Edhe numri i vogël i testeve në krahasim me vendet e tjera nuk është në favorin tonë, edhe pse OBSH apelon gjithmonë për kryerjen e sa më shumë testeve.

Në Shqipëri nuk është bërë transparencë edhe për numrin e testeve, pasi gjithmonë thuhet që ka shumë, por ministres Manastirliu “i shpëtoi goja” pak ditë më parë, kur tha se kemi 2000 teste, një numër shumë i vogël në krahasim me nevojën që ka popullsia për t’u testuar.

Për të ardhur te kategoria e fundit, ‘Gatishmëria për trajtimin e urgjencës”, që siç dihet dhe të gjithë e kanë pranuar, jemi shumë larg fqinjëve. Vërtetë mund të jenë bërë përmirësime në spitale, por Shqipëria nuk e ka fuqinë e duhur për t’i bërë ballë kësaj pandemie, dhe nëse shifrat tona do të ishin më të larta, sistemi shëndetësor do të kalonte në kolaps total.

Shqipëria nuk është e para as në rajon, pasi Greqia ndodhet në vendin e 30-të, ndërsa Kroacia në vendin e 35-të. Ndaj është mirë që Rama të mos bëjë vetëvlerësime, por të lërë të tjerët ta vlerësojnë për punën e bërë. Dhe në këtë rast, “Forbes” nuk e ka vlerësuar.

Mbase Shqipëria mund të jetë në vendin e 41 apo më poshtë, por diçka është e sigurtë, nuk jemi vendi më i sigurt as në Europë dhe as në Ballkan, edhe pse mburremi se i morëm masat të parët.

Lista e FORBES për vendet më të sigurta nga COVID-19:

- Advertisement -

TE FUNDIT