17.5 C
Tirana

Flet mjeku reanimator: Asnjë sistem nuk ja del dot një furie kaq të madhe

VENDI

Dr. Krenar Lila, mjek reanimator dhe përgjegjës i organizimit të terapisë intensive në menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirus, ka folur në studion e emisionit Opinion lidhur me mënyrën se sip o reagohet në menaxhimin e kësaj situate.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, mbi gjendjen e perosnave të shtruar në infektiv, Lilaj tha se: Gjendja është relativisht e qëndrueshme, por përsëri ka nevojë për asistencë respiratore. Në kushtet e pamajftueshmërisë së mushkërive realizohet asistenca respiratotore. Jepen volume të caktuara të oksigjenit, nëpërmjet një tubi që qëndron në gojë, ndërkohë që aparati në një sistem tubash të tjerë, sjell volume të caktuara për të realizuar oksigjenim të gjakut në kushte normal.

Fevziu: I kemi të gjithë aspiratorët në gjendje pune?

Lila: Spitali infektiv është një godinë e vjetër e cila me kapacitet e saj ishte e aftë të trajtonte të sëmurët infektiv. Në kushte epidemie janë të pamjaftueshme. Spitali ka një reanimacion me 4 shtretër, por në kushtet ku ndodhemi edhe dhomat e tjera të spitalit infektiv janë pajisur me repsirator. Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen 15 aspiratorë.

Fevziu: Gjithë problem është tek terapia intensive. Çfarë do me thënë terapi intensive?

Lila: Është vendi ku monitorhen të sëmurët kritikë dhe trajtohen me aparate specialë dhe procedura specifike. Nuk mund të kuptohet një shrat i të sëmurit në terapi intensive, pa patur një respirator. Dhe mbi të gjitha është struktura njerëzore.

Fevziu: A kemi specialist që mund t’i përdorin këto pajisje?

Lila: Të gjithë mjekët anestezistë reanimatorë janë të aftë që t’i përdorin pajisjet. Ka filluar trajnimi i mjekëve të tjerë, lidhur me rritjen e aftësive së tyre për t’u përfshirë edhe mjekë të cilët janë më afër profesionit të reanimatorit. Janë në projekt të trajnohen studentët, struktura është ngritur dhe do të trajnohen studentët e të gjitha viteve të mjekësisë.

Fevziu: A ja dalim dot?

Lila: Asnjë sistem shëndetësor nuk ja del dot një furie kaq të madhe. Ajo masë që duhet marr është këputja e zinxhirit të transmetimit të sëmundjes.

Fevziu: Pra izolimi po më thoni nuk funksionon, me doktorë nuk ja dalim?

Lila: Sa më shumë njerëz të izoluar, aq më pak të sëmurë…

Fevziu: Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, jeni i sigurt?

Lila: Po kush sistem mund t’ja dali një furie njerëzish që të mësyjë spitalet dhe të gjitha qendrat e tereapisë intensive.

Fevziu: Tek personat që preken në mënyrë të rëndë, në çfarë forme shfaqet sëmundja?

Lila: Personat që preken në formë të rëndë, kanë vetëm një gjë: pamundësinë për të marr frymë. Flas për personat që nuk kanë sëmundje shoqëruese. Tek personat që kanë sëmundje shoqëruese, rënia e nivelit të oksigjenit shkakton probleme të tjera./ Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT